Site icon PORTALB

Shqipëria humbi, por jo dhe shpresat

Samir Handanoviç shpëtimtar i sllovenëve

Samir Handanoviç shpëtimtar i sllovenëve

Kombëtarja shqiptare ishte e pafat. ‘Kuqezinjtë’ megjithëse krijuan raste, pësuan me rezultat 1:0 si mysafirë të Sllovenisë në kuadër të kualifikuesve për kampionatin botëror ‘Brazil 2014’.

Të vetmin gjysmë rast gjatë gjithë ndeshjes që e kishin vendasit e konkretizuan. Ishte Kampl, i cili në minutën e 19-të pas një gjuajtje precize nga rreth 20 metra arriti të mposht gardianin tonë, Etrit Berisha.

‘Shqiponja’ në pjesën e dytë kishin dy-tre raste por, para portierit fantastik slloven, Samir Handanoviq dështuan.

Pas kësaj humbje Shqipëria zbret në vendin e tretë me dhjetë pikë ndërsa sllovenët tani kanë nëntë pikë. Ndërsa në grupin “E” lider është përfaqësuesja zvicerane me 15 pikë, pas barazimit të ‘çmendur’ 4:4 me Islandën. Në vendin e dytë është Norvegjia me 11 pikë, pas fitores 2:0 kundër Qipros.

Exit mobile version