Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sot u takua me Noel Kinsela, kryetar i Senatit të Kanadasë. Në takim, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat ekzistojnë mes dy vendeve mike, dhe u shpreh përkushtimi për zhvillimin dhe avancimin e vazhdueshëm të tyre.
Bashkëbiseduesit kanë biseduar për mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimin tregtar dhe bashkëpunimin në fushën e investimeve, për të cilat ka kushte të volitshme dhe rregullore ligjore.
Të dy palët kanë shprehur interes për përparimin e kornizës së dakorduar juridike mes dy shteteve për të cilën posaçërisht pozitivisht do të ndikonte nënshkrimi i Marrëveshjes për mbrojtje të ndërsjellë të investimeve dhe Marrëveshja për shmangien e tatimit të dyfishtë, si dhe Marrëveshja për qarkullim ajror.
Kryeministri Gruevski ka shprehur falënderim deri te Kinsela për mbështetjen e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë dhe qëndrimet parimore të Kanadasë lidhur me realizimin e përcaktimeve tona strategjike dhe ka theksuar interesin afatgjatë të Republikës së Maqedonisë për intensifikim e përgjithshëm të dialogut politik, si dhe bashkëpunimin e mëtejmë të afërt me Kanadën, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si në planin bilateral, ashtu edhe plainin multilateral.
Kryetari i Senatit kanadez Kinsela e ka theksuar mbështetjen kanadeze për vendin tonë dhe interesin për përparimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe lëvizshmërinë e të rinjve që të mund të udhëtojnë në Kanada ku do të fitonin përvojë pune.
Ai shprehu vlerësim pozitiv për përparimin e Republikës së Maqedonisë në reformat. Të dy bashkëbiseduesit e kanë përshëndetur edhe bashkëpunimin e suksesshëm parlamentar mes dy vendeve, si dhe formimin e grupit parlamentar për miqësi me Maqedoninë në Parlamentin kanadez dhe kanë shprehur përkushtimin për përparimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.