Spikeri i Senatit të Kanadasë Noel Kinsela, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni dhe e udhëheq delegacionin në përbërjen e të cilit janë edhe senatorët Persi Doun dhe Salma Ataulajhan, sot u takua me drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Valentina Bozhinovska dhe me liderët e pesë bashkësive fetare në vend.
Kryetari i Senatit kanadez në takim u interesua për Ligjin për pozitën ligjore të kishës dhe bashkësisë fetare, për atë si janë të drejtat dhe liritë fetare në Republikën e Maqedonisë. “E lavdëruan ligjin, statusin e bashkësive fetare që është përfshirë në nenin 19 si kategori kushtetuese, ndërsa shfaqi interes dhe falënderim në pjesën e thirrjes së liderëve fetarë për paqe dhe bashkëjetesë për ardhmërinë e Maqedonisë, deklaroi Bozhinovska.