Site icon PORTALB

Guardiola: Ne u munduam ta mbanim Kroosin

Kroos dhe Guardiola

Kroos dhe Guardiola

Bayern Munich ka mbetur pa një lojtar cilësor. Toni Kross vendosi të ik nga gjiganti gjerman për ta vazhduar karrierën te Real Madridi.

Pep Guardiola ka bërë të ditur se janë munduar ta bindin Toni Kroosin që të vazhdojë me Bayern Munichun. Por, strategu spanjoll thotë se e kupton dëshirën e mesfushorit gjerman për të provuar sfida të reja.

“Ne u përpoqëm ta bindim atë për të qëndruar në klub, por unë e kuptoj. Ai është i ri dhe ai dëshiron sfida të reja. Është vendimi i tij dhe ne duhet ta respektojmë atë. Unë shpresoj se ai është i lumtur në Madrid”, ka deklaruar, Guardiola.

“Ishte një nder i madh për mua të jem trajneri i tij. Uroj jetë të mirë për të dhe familjen e tij, dhe në të njëjtën kohë, unë dua të falënderoj Kroosin për atë që bëri për klubin në sezonin e fundit”, theksoi ai.

Exit mobile version