Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle është shprehur në rrjetin social Twitter pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Maqedonisë dhe Bashkimit Europian.
Sipas tij, në takim u diskutua rreth progresit të Maqedonisë teksa vuri theksin tek dialogu politik dhe reformat. Këshilli i Sigurimit të Stabilizim Asociimit theksoi se marrëveshja e stabilizim Asociimit qëndron në thelb të marrëdhënies mes Bashkimit Europian dhe Maqedonisë, derisa vendi të bëhet pjesë e BE-së.
Këshilli kërkoi përfundimin e rishikimit të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu u tha se duhet më pavarësi në zbatimin e ligjit në Maqedoni, megjithatë theksoi progresin e bërë në këtë fushë.