Site icon PORTALB

Për shkak të festës së Bajramit, Këshilli anulon protestat për rastin “Monstra

Bedri Ajdari

Bedri Ajdari

Këshilli organizativ i protestave për rastin “Monstra”, nëpërmjet një komunikate, njofton se këtë të premte nuk do të organizohen protesta për shkak të festës së Fitër Bajramit.

Në komunkiatë thuhet: “Përkrahja juaj në këto protesta për rastin e montuar politik “Monstra” , është zbutje e madhe e dhimbjes sonë familjare. Posaçërisht , duke e pasur parasysh se në këto ditë të Ramazanit, ju keni qenë në anën e drejtësisë dhe na keni përkrahur pa rezerva, duke sakrifikuar nga koha juaj e çmuar”.

“Duke e pasur parasysh që jemi në prag të Fitër Bajramit, jemi të vetëdijshëm që këto ditë nga qytetarët më shumë do të frekuentohet Çarshia e Shkupit dhe Mavrovasja dhe se në këto festa ndërmarrjet e ndryshme shqiptare presin që të përmirësojnë sadopak gjendjen e tyre të rëndë sociale. Prandaj , në emër të gjithë familjarëve, ne Këshilli Organizativ Koordinues, në shenjë respekti ndaj kësaj feste të madhe, kemi vendosur që këtë të premte të mos dalim në protesta, dhe i ftojmë qytetarët shqiptarë që këto ditë t’ia përkushtojnë festës së Fitër Bajramit”, thuhet në komunikatën e Këshillit organizativ të protestave.

Këshilli bënë me dije se protestat paqësore do të vazhdojnë nga java e ardhshme dhe besojnë se përkrahja do të vazhdojë edhe më tutje deri në zgjidhjen e rastit të montuar “Monstra”.

Exit mobile version