Site icon PORTALB

DITA 27: Vepra produktive e fundit për këtë Ramazan

Për ta mbyllur këtë Ramazan me ndjenjën e kënaqësisë, cila është gjëja e fundit produktive që do të bëni këtë  Ramazan? Nuk është e nevojshme të  mendoni rreth saj. Profeti Muhammed (alejhis­selam) na e ka dhënë përgjigjen tashmë!

Bëhet fjalë për Zekatu­l­Fitr.

Nëse mundeni, jepjani këtë zekat vetë personit, në vend që ta dërgoni nëpërmjet organizatave humanitare.

Është shumë e lehtë. Gjithçka që të  duhet të bëni, është ndjekja e këtyre 3 hapave:

Blini 3 kg oriz/hurma për veten +  për secilin anëtar të familjes

Gjeni një person/familje në nevojë në zonën ku banoni.

Dhurojini! (Nëse mund t’i dërgosh në mënyrë të fshehtë duke i lënë te dera e tyre, do ishte akoma më mirë, insha’Allah).

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Exit mobile version