Site icon PORTALB

Ata që punojnë me honorarë dhe kontratë në vepër do të hiqen nga lista e të papunëve

Puntorët e krahut

Puntorët e krahut

Ndryshimet e katër ligjeve  që kërkohet sot të sillen me procedurë të shkurtuar, parashohin që nga një janari vitin e ardhshëm nga lista e të papunëve  të largohen ata që marrin honorare dhe personat të cilët punojnë me kontratë në vepër. Në të njëjtën kohë këta persona përveç tatimit personal do të duhet të paguajnë edhe të dhënat për sigurim shëndetësorë dhe pensional.

Në këtë kategori hynë të gjithë personat të cilët realizojnë të ardhura vjetore më të mëdhaja se 12 paga minimale.

Obligim ligjor është që atyre që marrin honorare dhe punëdhënësit të paraqesin të ardhurat dhe kontratën në vepër në institucionet përkatëse të cilët duhet t’i evidentojnë në regjistrat e vet.

Arsyeja kryesore që e ka shtyrë qeverinë në këto ndryshime është se ajo vlerëson se këta persona realizojnë të ardhura më të mëdha se 12 paga minimale me çka vetë puna e këtyre personave konsiderohet si angazhim dhe për këtë duhet që t’i paguajnë të gjitha të dhënat.

 

 

Exit mobile version