Site icon PORTALB

Teoria e Ben Blushit: Shqiptarët të martohen me maqedonasit

Politikani dhe shkrimtari nga Shqipëria, Ben Blushi ka shkruar një libër me titull “Hëna e Shqipërisë”, ku ndër të tjera parasheh edhe raportet e ardhshme që duhet të ekzistojnë në Maqedoni mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Madje, ai jep edhe një “recetë të së ardhmes”, sesi Maqedonia ti shpëtojë kolapsit demografik ku është përfshirë.

“Ajo që mbetet me rëndësi, për shqiptarët e Maqedonisë, kanë të bëjnë me ‘zgjidhjen’ e mundshme të problemit etnik në Maqedoni. Atë që s’mund ta bëjnë politikanët me ligje, do e bëjë vetë populli me kryqëzime dhe martesa, që s’do vonojnë shumë dhe do e bënin bile Maqedoninë si vendin më evropian”, shkruan ndër të tjera Blushi.

Sipas parashikimit të Blushit, “martesat mes shqiptarëve dhe maqedonasve në të ardhmen do të shtohen dhe kjo do të ndihmojë Maqedoninë të dalë nga kolapsi demografik”./albeu

Exit mobile version