Site icon PORTALB

Neymar: Messi ishte njëri nga 3 lojtarët më të mirë në KB

Neymar duke festuar golin ndaj Panamas

Ylli i kombëtares së Brazilit, Neymar e ka lavdëruar bashkëlojtarin tek skuadra e Barcelonës, Lionel Messi për paraqitjet e tij mbresëlënëse në Kampionatin Botëror.

Lionel Messi e udhëhoqi Argjentinën deri në finale ku kombëtarja e tij humbi me rezultat 1-0 pas vazhdimeve, ndërsa përkundër kësaj humbje, Lionel Messi u shpall si lojtari më i mirë i këtij turneu.

“Jam fans i madh i Messit, si lojtar dhe si një njeri. Nuk e di se a ishte e drejtë vendimi për atë çmim mirëpo për mua ai ishte njëri nga lojtarët më të mirë në Kampionat”.

“Të paktën ai ishte njëri nga tre lojtarët më të mirë të Kampionatit. Mendoj se Schweinsteiger dhe Robben duhet të jenë bashkë me Messin”, përfundoi ai.

Exit mobile version