Ky është momenti kur ushtria e Izraelit hedh në erë një tunel që përdorej nga militantët palestinezë për të hyrë në Izraelin jugor nga Rripi i Gazës.
Ushtria thotë se dhjetë palestinezë u vranë.
Një zëdhënëse e ushtrisë tha se skuadrat anti- terror kanë zbuluar pak kohë më parë dy tunele që përdoreshin për të depërtuar në Izrael nga rripi i Gazës.
Dy amerikanë, që ishin ushtarë të Forcës Mbrojtëse të Izraelit janë vrarë gjatë luftimeve.
Ndërkohë Izraeli ka mohuar zërat se një ushtar i tyre është kapur peng./ Zëri