Site icon PORTALB

Gaza: Rritet numri i të vrarëve izraelitë

ushtria izraelite

Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë ka shkuar në 25, njofton gazeta e majtë izraelite, Haaretz, edhepse ky numër mund të jetë shumë herë më i madh. E gjithë kjo ka ndodhur si pjesë e luftimeve për të shkatërruar tunelet nëntokësore të lëvizjes islame, Hamas.

Pavarësisht humbjeve të mëdha në të dyja anët, akoma nuk ka gjasa për armëpushim mes dy vendeve. Së fundmi, edhe lëvizja ushtarake libaneze, Hezbollah, ka bërë me dije se do mbrojë Gazën duke sulmuar regjimin cionist, transmeton Portalb.

Prej fillimit të ofenzivës tokësore në Gaza, janë vrarë 130 palestinë, shumica e të cilëve janë gra e fëmijë./Portalb

Exit mobile version