Site icon PORTALB

Besimtarët në trojet shqiptare, nuk i zë xhamia (FOTO)

Pasi që jemi në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë në trojet shqiptare kanë shtuar aktivietet e tyre me qëllim ti përkushtohen më shumë Zotit.

Si në Shkup ashtu edhe në Prishtinë dhe Tiranë besimatarët mysliman nuk po i zë xhamia. Shumë prej tyre lutjet i bëjnë edhe nën qiell të hapur.

Këtë namaz, myslimanët e bëjn natën dhe synojnë të arrijnë atë Natën e Kadrit – natë e shejtë e cila gjendet në 10 ditët e fundit të Ramazanit.

Numri i besimtarëve nuk është i madh vetëm në kohë e faljes së namazit të natës por xhamitë mbushen edhe kur falet namazi i sabahut.

Falja e namazit të natës në xhaminë Isa Beu – Shkup

Falja e namazit të natës në xhaminë e madhe në Prishtinë

Falja e teravisë në xhaminë Dine Hoxha – Tiranë

 

 

Exit mobile version