Hulumtuesit në Japoni thonë se burrat me më pak flokë kanë më shumë gjasa të kenë probleme me zemër, sesa ata me flokë.
Studimi me afro 37,000 njerëz, i publikuar në revistën online BMJ Open, vë në pah se tullacët kanë 32 për qind shanse më shumë të kenë sëmundje koronare të zemrës.
Hulumtuesit në Universitetin e Tokios kanë një numër teorish, por jo shpjegime të qarta për lidhjen me këto probleme.
Pavarësisht gjetjeve, ata kanë thënë se pirja e duhanit, obeziteti, niveli i lartë i kolesterolit dhe tensioni i gjakut mbesin shkaktarët më të fortë të problemeve të zemrës.
Studimi është kryer në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë në periudhën 1993-2008.