Site icon PORTALB

SHBA, zjarr masiv në shtetin e Uashingtonit

Korçë, kapet mat duke i vënë zjarrin pyllit

Foto Ilustrim

Zyrtarët amerikanë të emergjencës kanë njoftuar përhapjen e një zjarri masiv në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit, i cili po përhapet me shpejtësi edhe në drejtime të reja, duke u shtyrë nga erëra të fuqishme dhe të çrregullta.

Nga e hëna e kaluar, zjarri ka djegur rreth 870 kilometra katror drurë dhe fushë, duke detyruar evakuimin e qindra njerëzve në luginën piktoreske Methow në veri të qytetit Seattle.

Njoftohet se nuk ka dëmtime në njerëz, por vendodhjet e disa personave mbeten të panjohura.

Zjarri masiv është një nga disa zjarret e mëdha që kanë përfshirë pjesën veriperendimore, zonë që po kalon një mot të nxehtë e të thatë të shoqëruar me erëra dhe rrufe.

Exit mobile version