Në seancën konstetuive të 17 korrikut, Lista Serbe dhe Vetëvendosje ishin thuajse në një vijë për zgjedhjen kryetar parlamenti të Isa Mustafës.
Madje, Lista Serbe zgjodhi edhe nënkryetarin nga VV-ja, Glauk Konjufcën.
Mirëpo, të gjitha këto nuk i kanë zbutur aspak deklaratat e Vetëvendosjes për “Listën Serbe”.
VV e ka konsideruar “Listën Serbe” si strukturë kriminale serbe të përfaqësuar me 9 deputetë në Kuvend.
Ka qenë Erzen Vraniqi, ai i cili ka kritikuar ashpër si Hashim Thaçin, ashtu edhe subjektin politik serb.
“Patjetër, dhe jo vetëm ne por krejt populli i kemi borxh, sepse: Na e krijuan Asociacionin e Komunave Serbe, Na i amnistuan strukturat kriminale serbe, i legjitimuan ata dhe disa i futën në polici e disa në Kuvend me emrin “Lista Serbe”, na shpronësuan nga prona jonë publike duke i lënë 76000 punëtorë pa punë, na shëndrruan në shtetin më të korruptuar në rajon, e shumë e shumë “merita” tjera…Ishalla mbërrijmë me ja u kthy borxhin!”, tha Vraniqi./ Albeu