Site icon PORTALB

Shkodër, policia asgjëson 4500 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesit

Puna intensive dhe kanabisi në rritje ka bërë që dhjetëra emigrantë të kthyer t’i hyjnë biznesit të drogës, duke bërë që autoritetet vendore të reagojnë

Kanabis

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 10 parcela me 4500 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Bimët narkotike u gjeten gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Qerret, të komunës Temal.

Nga ana e forcave blu po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprimet e mëtejshme procedurale./ Shekulli

Exit mobile version