Mohamed ElBaradei kryeministër i ri i Egjiptit
Mohamed ElBaradei, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Egjiptit. Lajmi konfirmohet nga agjencia ‘Mena’ dhe burimet presidenciale egjiptiane.
Mohamed ElBaradei udhëheq partinë liberale të majtë, ndërkohë që ka mbajtur dhe postin e kreut të mbikëqyrjes të planit bërthamor të OKB.
Zgjedhja e tij në këtë post vjen tri ditë pas rrëzimit të Mohamed Morsit nëpërmjet grushtit të shtetit.
Mbrëmë kishte përleshje të përgjakshme ku së paku 26 persona kanë humbur jetën.