Site icon PORTALB

Rummenigge: Të gjithë dëshirojnë ta lëndojnë Bayernin

Karl-Heinz Rummenigge

Karl-Heinz Rummenigge

Legjenda Gjermane, Karl-Heinz Rummenigge e ka kritikuar Bundesligën pasi që përgaditjet e Bavarezëve kanë filluar shumë shpejtë pas përfundimit të Kupës së Botës.

Bayern Munchen e fillon sezonin në Allianz Arena ku do të përballet me skuadrën e Wolsburgut më 22 gusht.

“Vetëm tre javë pushim janë shumë të shkurta, nuk janë të mjaftueshme. Më mungon solidariteti nga ekipet e Bundesligës. Kur isha në takim me bordin e tyre unë kisha dëshirë që Bundesliga të fillojë më 29 gusht, mirëpo kjo dëshirë menjëherë ishte refuzuar dhe ata kanë vendosur që ta fillojnë me 22 gusht”.

“Sigurisht që nëse dikush bën këso gjëra ai ka në mendje vetëm ta lëndojë Bayernin. Borussia Dortmund kishte tetë apo nëntë javë pushim, kjo është e pakuptueshme”, përfundoi ai.

Exit mobile version