Site icon PORTALB

Kurti: Nuk jam optimist në vendimin e drejtë të Gjykatës Kushtetuese

Albin Kurti

I pari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se ai nuk beson që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të paanshëm dhe profesional rreth ngjarjeve të fundit në Kuvend.

Ai ka shtuar se nuk është optimist që kjo gjykatë do të dalë me një vendim të drejtë, megjithatë bindja personale e tij është grupi LDK-AAA-Nisma janë grupi më i madh parlamentar.

“Të them të drejtën nuk jam optimist për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese. E aq më pak të paanshëm dhe profesional”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version