Site icon PORTALB

Rama takon fermerët: Të rritim fondet e BE-së në Shqipëri

Edi Rama

Edi Rama

Komuna Poshnje në qarkun e Beratit, ishte sot ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, të cilët u takuan me fermerë të kësaj zone  bujqësore, për të shpërndanë kontratat e përfitimit nga skemat e mbështetjes në bujqësi.

Kryeministri u shpreh se tani që Shqipëria është një vend kandidat për në BE, duhet të punohet për projekte të reja në mënyrë që të përfitohen fonde të reja:

“Sot, duke qenë një vend kandidat kemi mundësi të përfitojmë më shumë fonde nga BE. Por për këtë ama duhet të jemi të vetëdijshëm për një gjë, BE nuk fal asgjë. Prandaj së bashku ne duhet të përgatitemi. Së bashku ne duhet të arrijmë që fondet që mund të thithim nga BE, t’i thithim përmes projekteve të duhura”.

Rama deklaroi se qeveria do të bashkëpunojë me fermerët për të investuar ën projekte që sigurojnë rritje të punësimit, prodhimit dhe eksporteve. Sipas kryeministrit, vetëm kështu do të shmanget korrupsioni në skemat e subvencionimit të naftës.

“Ajo që për ne është me rëndësi themelore është që qeveria të mos qëndrojë më në pozicionin pasiv, duke e thërrmuar fondin e mbështetjes për bujqësinë, për të garantuar thjesht një lëmoshë mbijetese, por të jetë një pozicion aktiv dhe në bashkëpunim me fermerët të investojë në projekte që sigurojnë rritje të punësimit, që sigurojnë rritje të prodhimit dhe që sigurojnë rritje të eksporteve”, theksoi Rama./ Shekulli

Exit mobile version