Site icon PORTALB

Gruevski shtron darkë për gazetarët, nuk thërret asnjë shqiptar dhe këtë e paraqet si sukses?

Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë

Për gazetarët e përzgjedhur, kryeministri Gruevski shtroi darkë duke i anashkaluar gazetarët shqiptar dhe disa gazetarëve maqedonas nga mediumet që nuk janë proqeveritare. Nga takimi i famshëm, siç shkruan Libertas dalin edhe detaje të reja. Kryeministri Gruevski e ka quajtur veten të shenjtë duke u krahasuar me Jezu Krishtin, për shkak se bën gjëra shumë të mira.

Protokolli i kryeministrit i ka ftuar kryeredaktorët e gazetave MPM dhe Veçer dhe Nova Makedonia. Përveç kryeredaktorëve të Televizioneve proqeveritare RTVM, Kanal 5, Alfa janë ftuar edhe kryeredaktorët e televizioneve Telma dhe 24 Vesti.

Në darkë, thonë burime nga Libertas nuk është ftuar asnjë gazetarë i mediumeve në gjuhën shqipe. Ky ishte edhe një rast i mirë gazetarët ta lavdërojnë kryeministrin se partnerin e koalicionit BDI ka arritur ta bëjë mace ndërsa Gruevski i kënaqur ka komentuar se kjo ka qenë dëshirë e zotit sepse ka punuar në mënyrë të drejtë.

Gazetarët nuk kanë lënë pa përmendur se kryeredaktori i Alsat M, Muhamed Zeqiri dhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani përhapin gjuhë të urrejtjes tek protestuesit për rastin Monstra. Sipas Libertas të gjithë e kanë përkrahur këtë përveç përfaqësuesve të Televizionit Telma dhe Gazetës Utrinski të cilët vetëm kanë dëgjuar duke mos thënë asgjë.

Exit mobile version