Site icon PORTALB

Ja kush janë viktimat e aeroplanit malejzian (Video)

“Malaysia Airlines” MH17 Aeroplani i rrëzuar në Ukrainë

“Malaysia Airlines” MH17 Aeroplani i rrëzuar në Ukrainë

Aeroplani i rrëzuar sot në Ukrainë, i cili udhëtonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, mes 295 udhëtarëve ka pasur nacionalitete të ndryshme.

Prej 280 pasagjerëve dhe 15 punonjësve, prej të cilëve asnjëri i gjallë, viktimat janë si vijon: 154 holandezë, 27 australianë, 23 amerikanë, 23 malejzianë, 11 indonezianë, 6 britanezë, 4 belg, 4 gjermanë, 3 filipinas dhe një kanadez.

Aeroplani është goditur në një lartësi prej 10.000 metra nga një raketë, në zonën e luftimeve mes separatistëve rusë dhe ushtrisë ukrainase. Akoma nuk dihet se kush e ka hedhur raketën, edhe pse dyshohet për separatistët rusë. /Portalb

Exit mobile version