Shkupi im ditëlindja ime
Shkupi im, qyteti im, ëndërr e vjerrur
si mallëngjim i bartur si mollë e Adamit
nga vargu në varg
nga shekulli në shekull të kërkova
e të gjeta si rrënojë mesjete
mbushur plot kukulla mbretërish e cara bizantin
të ulur në kolltuk historie
si lypsarë që kërkojnë lëmoshë nga shekujt.
Eh, Shkupi im, qyteti im
qyteti i ditëlindjes sime
dashuria ime
të paskan veshur me fustan nusërie si kukull
e lënë si stoli të balsamosur pa emër e pa histori.
Eh, Shkupi im, qyteti im i lindjes
sonte erdha të festoj e flas me yjet
buzë Vardarit
bashkë me Lekën e Madh të nisem për Heladë
me rrjedhën e Vardarit të nisë edhe një varg
si lutje për Nënën mbretëreshë në Arbëri.
Eh, Shkupi im, qyteti im jetim
ku e kam atë themel shtëpie
ku më mbeti lutja e Nënës Terezë
të lënë mbi atë Urë Guri mbi Vardar
pse më mbushe Çarshinë e Vjetër plotë lypsarë?
Eh, Shkupi im i dashur, Scupi im i përbuzur
kush ti vjedhi ëndrrat e shekujt
ti la pa emër e mbiemër?
Sami Sherifi