Site icon PORTALB

Hitet verore nuk kanë të ndalur!

Publikimi i hiteve të kësaj vere si duket nuk e ka ndërmend të ndalet. Vetëm për ditën e premte janë paralajmëruar 3 lansime të këngëve.

Është këngëtarja e re Dhurata Ahmetaj ajo e cila ka paralajmëruar për ditën e premte këngën “Shum o ka ma don”. As Flori Mumajesi nuk di të ndalet. Ai përmes faqes së tij në Facebook ka njofuar se nesër do të lansoj remiksin e këngës “Ta boja me drita” në bashkpunim dhe Dj Dalool.

Poashtu për ditën e neserme edhe reperi nga Shqipëria, Stresi ka njoftuar se do të publikoj klipin e ri, i cili pritet të jetë hiti i kësaj vere./ Portalb

Exit mobile version