Site icon PORTALB

Komandat Msusi e pranoi kush është ‘dirigjenti’ i ndryshimeve kushtetuese (VIDEO)

Rafiz Aliti

Rafiz Aliti

Debati për ndryshimet kushtetuese ka nxitur akuza të rënda mes deputetëve shqiptarë. Deputetët i PDSH-së, Bekim Fazliu, mes tjerash ka akuzuar BDI-në se po funksion sipas urdhrave dhe politikave të kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa ka harruar kërkesat e shqiptarëve.

Duke iu përgjigjur këtyre akuzave, deputeti i BDI-së Rafiz Aliti, ka thënë se është shumë normale që kryeministri Gruevski të dirigjon me politikat.

Në replikën e tij Aliti, po ashtu tha se PDSH-ja e ka lutur ditë e natë Gruevskin që ta merr në qeveri.
“PDSH-ja është ajo që luste Gruevskin natë e ditë që të bëhet pjesë e qeverisë dhe këtë e dinë qytetarët shqiptarë. Më habit që 3-4 herë e përmend Nikolla Gruevskin se ai dirigjon me politikat dhe kështu me radhë, që është shumë normale. Çdo koalicion ka marrëveshje. Por nuk besoj se Bekimi është aq shumë i frustruar nga Nikolla Gruevskit, përkundrazi, punët e atyre tregojnë diçka tjetër.” tha Aliti.

Exit mobile version