Site icon PORTALB

Vallë ç’po ndodhë me ne shqiptarët?!

Taulant Selmani

Taulant Selmani

Në të mirë e në të keq
Shkojnë e vijnë në përmbarim
Herë si engjuj herë dreq
Gjejnë uratë e gjejnë mallkim.

Të bijt tonë e të vatanit
Po e mbushin barkun plot
Kenaqin zemrën e tiranit
Bëjnë shantazhe bëjnë komplot

A e doni vatanin vallë
Çfare gjaku u rrjedh në vena
Për ne ju a ndjeni mall
Shqipe jemi me dy krena

Mitrovicë zemrën ma dogj
Mbahu Shkup, qëndro i fortë
Çameri shumë u përpoqe
Je qërshia jonë mbi tortë

Ulqin ti mos lësho pe
Siç i ka hije shqiptarit
Luginë na qendro mbi re
Ti je shqipja jonë e arit

Kush ta bën ta bën i yti
A e doni veten pak
Na kanë lidhë litar per fyti
Kush për neve do nxjerrë hak

Mjaft na lodhët, ju duruam
Sundimtaret tonë e t’huaj
Mjaft u bë se perenduam
Populli në ballë do ju gjuaj

Taulant SELMANI

Exit mobile version