Site icon PORTALB

Ulet qarkullimi i tregtisë me pakicë i ushqimit, pijeve dhe duhanit

Ulet qarkullimi i tregtisë me pakicë

Ulet qarkullimi i tregtisë me pakicë

Në maj të këtij viti, krahasuar me majin e vitit të kaluar qarkullimi i tregtisë me ushqim, pije dhe duhan është ulur nominalisht për 6,2 për qind, ndërsa realisht për 4,7 për qind, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.

Në tregti me pakicë me produkte joushqimore, përveç derivatit, është vërejtur ulje e qarkullimit, nominalisht për 0,7 për qind, ndërsa realisht për 11,3 për qind, në tregti me derivate, nominalisht për 3,4 për qind ndërsa realisht për 2,9 për qind dhe në tregti me pakicë me derivatet e automjeteve, nominalisht për 5,5 për qind, ndërsa realisht për 7 për qind.

Exit mobile version