Site icon PORTALB

Alfred Peza: Maqedoninë s’do e ndihmonte as Aleksandri i Madh

Alfred Peza

Alfred Peza

Situatës së protestave të Maqedonisë nuk i ka shpëtuar edhe deputetit socialist, njëherësh edhe njërit ndër ish gazetarët më të njohur në Shqipëri, Alfred Peza, transmeton Portalb.

Në shkrimin javor të tij, ai thotë se me probleme të thella etnike, prespektivë të errët për anëtarësim në NATO dhe një vendnumëro disavjeçar për integrimin në BE, Maqedonia 2014 është më e dobët se kurrë.

Konkretisht Alfred Peza shkruan, “Këtë vit, duhet të përfundojë projekti më i shtrenjtë në historinë e Maqedonisë post Jugosllave. “Shkupi 2014” ka të bëjë me ndërtimin e institutucioneve, monumenteve dhe vendosjen e shumë statujave, në përpjekje miliarda dollarëshe për të evokuar lavdinë e Maqedonisë së vjetër, në kërkim të identitetit të ri. Në vend të shtetit më pompoz e për rrjedhojë më të fortë e imponues, Maqedonia 2014 është më e dobët se kurrë. Me probleme të thella etnike, prespektivë të errët për anëtarësim në NATO dhe një vendnumëro disavjeçar për integrimin në BE. Në sherr me fqinjët e me mjaft probleme social-ekonomike.”
Ai më tej vazhdon të flaës edhe për trazirat dhe rastin Monstra, duke thënë, “Trazirat janë rikthyer në rrugët e sheshet e Maqedonisë. Gjykatat dënuan me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë për vrasjen e 5 maqedonasve vite më parë. “Kemi një rast mes Izraelit e palestinezëve lidhur me disa vrasje të fundit. Janë bërë arrestime dhe shpresohet që ai që vrau palestinezin, të ndiqet ligjërisht me një proces serioz. Shpresohet që kjo ndjekje ligjore të marrë mbështetje publike. Në rastin e vrasjeve makabre në Maqedoni, të gjithë do shpresonin që edhe atje të ndodhte e njejta gjë, me shpresën e gjykimit të drejtë”,- tha Eduard Joseph, ekspert i Qendrës së Marrëdhënieve Ndëratlantike në Uashington.”

Maqedoninë s’do e ndihmonte as Aleksandri i Madh

Në fund, intelektuali Alfred Peza e përfundon duke thënë se as Aleksandri i Madh nëse do zbriste nga kali, nuk do i ndihmonte dot më gjendjen në të cilën ka rënë Maqedonia.

-Po e thelluan më tej këtë hendek, as Aleksandri i Madh nëse do zbriste nga kali, nuk do i ndihmonte dot më.  – e përfundon shkrimin, Alfred Peza. / F. Dika, Portalb

Exit mobile version