Site icon PORTALB

(Pa)Drejtësia e muslimanëve dhe bota e (pa)drejtë

Armend Avdiji

Armend Avdiji

Fillimisht nga vet titulli mund të konstatojmë se në njërën anë bëhet fjalë për fenomenin e ashtuquajtur (pa)drejtësi e qe bëhet fjalë për muslimanët, dhe në anën tjetër për botën e (pa)drejtë, respektivisht për ata që thirrin në drejtësi, respektimin e drejtave të njeriut, lirinë e të shprehurit, paqë, demokraci, solidaritet, humanitet etj.

Ne kohën e fundit jemi dëshmitarë të ngjarjeve të (pa)persëritura në botë, ashtu siç ka ndodhur ne Bosnjë, pastaj në Kosovë e krejt në fund në Lindjen e Mesme, respektivisht në Egjipt Siri dhe PALESTINE ngjarje në të cilat vërehet qartë se tejkalohet çdo limit i ashtuquajturës : njerëzore.

Para disa muajsh në Egjipt u masakruan një numër i madh njerëzish nga disa të ashtuquajtur           (jo)njerëz, u vranë e u pushkatuan vetëm pse nuk kishin alternativë tjetër por ia mësynë rrugës për ti zgjidhur problemet politike, më konkretisht për të instaluar të ashtuquajturën e famshme : DEMOKRACI.

Para ca kohësh e edhe sot e kësaj ditë thuajse, në Siri po bëhet spastrim i njerëzve
( “terroristeve , islamistëve “ e shumë nocione tjera te shpifura ) që nuk dëshirojnë asgjë tjetër , përveç se NDRYSHIMIN në të gjitha aspektet e jetës.

Kurse kohës fundit, më konkretisht në Muajin e Ramazanit, populli i “zgjedhur” ( lexo : prishur, shthurur) po e përmbush misionin e tij për të zhdukur nga faqja e dheut çdo krijesë apo njeri që është me nacionalitet PALESTINEZ , kurse me fe (religjion) ISLAM.
Meqë ata, edhe tokën e konsiderojnë të “premtuar“, jo veç tokën por edhe njerëzit janë të premtuar, si rrjedhojë e kësaj , edhe VRASJET ndaj palestinezëve i konsiderojnë të premtuara.

Por ç’farë është duke ndodhur realisht ?

Para se të mund të japim një përgjigje , duhet patjetër të themi edhe diçka tjetër apo të parashtrojmë disa pyetje që po dëgjojmë nëpër biseda nga më të ndryshmet po edhe nëpër mediume shqiptare.

Çfarë na intereson neve për gjendjen e egjiptianëve, sirianëve, palestinezëve (arabëve) në përgjithësi ?
Pse ata po vetë-mbyten, nëse atyre nuk u dhimbset vetja, pse duhet neve të na dhimbsen?
Pos këtyre, në opinionin shqiptar frekuentohen edhe shumë pyetje të ndryshme, të cilat si duket nuk po gjejnë përgjigjen e duhur.

Të gjithë ne që i përkrahim në veçanti egjiptianët, sirianët,palestinezët apo të ashtuquajturit arabët në përgjithësi, i mbështesim për 2 arsye kryesore, edhe atë :

  1. Për shkak se  jemi të obliguar me një obligim hyjnorë nga Zoti i Madhërishëm , edhe atë në Librin e Tij, respektivisht në Kur’anin Famëlartë thotë : „“Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër”   (49: 10)

Pastaj në një tjetër version thotë : „ Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin” (9:71).  Përveç kësaj, kemi edhe disa thënie të të Dërguarit e Zotit, Muhamedit ( paqja dhe mëshira e Allahut qofte mbi të ) ka thënë :
„ Muslimanët janë vëllezër. Nuk e shtypin dhe nuk e dorëzojnë njëri-tjetrin”
„ Ndihmoi vëllait tënd, qoftë i shtypur ose shtypës!”
„Besimtarët për njëri-tjetrin janë si murë, e forcojnë njeri-tjetrin”

  1. Arsyeja e dytë se pse shprehim keqardhje për gjendjen e „ arabëve „ apo pse i „ përkrahim „ nuk është obligim fetar hyjnorë, por obligim tokësor njerëzor, pavarësisht fesë, kombit apo racës së cilës i takojnë, se fundja edhe ata janë njerëz sikur ne, të përbërë nga komponentët e njohura : gjakut dhe mishit.

Këto ishin disa nga arsyet më kryesore që i shtyjnë muslimanët shqiptar të brengosen për të ashtuquajturit „ arabë „, edhe pse shumica nuk pajtohen me këto arsye.

Sido që të jetë po kthehemi në temën tonë e të flasim për ata që thirren në demokraci, drejtësi, barazi, liri të fjalës dhe në të drejtat e njeriut. Ku janë ata tash, ç’farë po thonë për gjendjen e Egjiptit, Palestinës, Sirisë e me radhë, në cilat kanale televizive janë duke i shikuar vrasjet, krimet, masakrat, me çfarë performanca e kanë TV , është „ pllazma „ , ështe HD apo është i thjeshtë fare, me rëndësi është se po i shikojnë muslimanët se si po vriten e po terrorizohen e në anën tjetër po u japin leksione  „ botës tjetër „ se si duhet të instalojmë demokracinë, se si duhet të jetoni në dhe me demokracinë, se si të thoni atë që dëshironi, se si mbrohen dhe thuhen liritë dhe të drejtat e njeriut e shum gjëra të tjera që mund të quhen „ thënie të popullit „ .

Në fakt, ne nuk duhet pyetur botën të na thotë diçka për arabët e as të ndërhyjë, por duhet qe këtyre muslimanëve të u themi : zgjohuni nga gjumi i pakujdesisë dhe shihni se ç’po ndodh rreth jush e pastaj do ta kuptoni realitetin.

Kurse sa u përket shqiptarëve që kanë vendosur të mos i  „ përkrahin „ të ashtuquajturit arabë, le të mos i përkrahin, sepse sipas parimit të demokracisë është e drejtë e çdokujt të bëjë çfarë të dojë , por mos harxhoni fjalë kot, kohë dhe mund, se fundja fundit edhe ne deshëm apo s’deshëm po jetojmë në kohën e demokracisë dhe, meqë jetojmë në këtë kohë atëherë mund të bëjmë çfarë të duam, bile edhe arabët(lexo>muslimanët) t‘i përkrahim !

Armend Avdiji ( student i gjuhës gjermane në Universitetin e Vjenës )

Exit mobile version