Site icon PORTALB

Thashethemi nga Turqia që trembi serbët

Thashethemi nga Turqia që trembi serbët

Vuçiq dhe Daçiq

Mjaftoi një “thashethem medial”, nga Turqia, dhe liderët serbë u mblodhën urgjentisht në kabinetin e Kryeministrit Aleksandar Vucic, në Beograd.

Kryeministri i Turqisë Reçep Taip Erdogan ka ngritur tensione në Serbi dhe Republikën Serbe, duke i shtyrë liderët e këtyre dy vendeve të takohen urgjentisht në Beograd.

“Kush i nguc boshnjakët, do ti ketë 100 milionë turq kundër vetit”. Dhe se luftëanijet turke në rast nevoje do të zbarkonin në plazhin e Neumit në Bosnjë dhe Hercegovinë”, citohet të ketë thënë Erdogan, në mediat turk.

Kryeministrin e SerbisëAleksandar Vuçiq, kjo e shtyri të takoj liderin e Republikës Serbe Miroslav Dodik, në kabinetin e tij, për të sqaruar qëndrimet ndaj këtyre deklaratave. Për sqarim, në këtë takim kishte ardhur edhe Ambasadorja Turke në Beograd, i cila mohoi se Kryeministri Erdogan ka deklaruar apo ka kërcënuar në ndonjë mënyrë.

“Ballkani është një fuqi baruti, dhe nuk është mirë të luhet me fitila e çibrita. Po të kishte lundruar flota turke drejt Neumit, reagimi im do të ishte më i rrept se ai që e kam sot. Nuk besoj se kryeministri Turk do të kërcënonte Serbinë”, tha Vuçiq. Ndryshe, do të ankoheshim te Bashkimi Europian BE, jo për të kercënuar dikë, por për të shpjeguar se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie miqësore ndaj Turqisë.

Ndryshe, mendon Miroslav Dodik nga Republika Serbe, i cili kërkon demantime nga Ministria e Jashtme e Turqisë ose nga vet kabineti i Kryeministrit Erdogan.

“Nëse Kryeministri Turk ka mundur ta ndalë Twiterin, ai lehtë mundet ta ndalë edhe deklaratën e tij nëpër media”, ka thënë Dodik, duke kërkuar koordinim më të mirë të ambasadave turke në rajon, në këtë aspekt, transmeton rtk.

Ambasada turke në Beograd e ka cilësuar thashethem medial këtë deklaratë, dhe po të njëjtin qëndrim e ka prezentuar para dy Qeverive, të Serbisë dhe Republikes Serbe.

Megjithëkëtë, Kabineti i Erdogan, e as Ministria e Jashtme e Turqisë, ende nuk kanë regauar me ndonjë demantim apo mohim të deklaratës që i shqetësoi liderët serb të rajonit.

Exit mobile version