Kosovë, liderët opozitarë nuk arrijnë marrëveshje me Vetëvendosjen

Liderët opozitarë nuk kanë arritur të marrin mbështetjen e lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e Qeverisë së re të Kosovës, pasi kjo e fundit ka këmbëngulur në dy kushte. Vetëvendosje kërkon që lista “Srpska” të mos përfshihet në Qeveri si dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

Pas negociatave të fundit mëngjesin e së hënës, liderët e LDK-së, AAK dhe Nismës duket se nuk janë marrë vesh për nënshkrimin e marrëveshjes bashkqeverisëse.

Media në Prishtinë vë në dukje se gjithsesi se marrëveshja nuk ka dështuar plotësisht. Isa Mustafa dhe Albin Kurti dolën të parët nga takimi, por nuk dhanë deklarata për median.

Partitë janë pajtuar të vazhdohet me negociata përmes grupeve të punës për të gjetur mundësinë e një marrëveshje per koalicion qeveritar.

Lajme të ngjashme

Back to top button