Site icon PORTALB

DITA 17: CILA ËSHTË DITA JUAJ IDEALE E RAMAZANIT?

Falja e namazit

Falja e namazit

10 ditët e fundit të Ramazanit do të fillojnë shpejt. Kjo është koha për të bashkuar gjithë fuqitë dhe teknikat e produktivitetit së bashku për t’u siguruar që, do investojmë në çdo moment të 10 ditëve të fundit me maksimumin e aftësive tona.

Filloni të planifikoni programin e 10 ditëve të fundit të Ramazanit orë për orë. Pyeteni veten tuaj: “Nëse do e dija se cila prej këtyre 10 netëve është nata e Kadrit, si do e kaloja atë natë?” Pastaj, përgjigjuni kësaj nate ide­ ale gjatë 10 netëve në vazhdim, ose të paktën netëve teke.

Allahu na mundësoftë të jemi sa më të suksesshëm këto netë dhe të arrijmë të fitojmë shpërblimin e madh të 10 netëve dhe Natës së Kadrit!

AMIN!

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Exit mobile version