Site icon PORTALB

Skulptura të reja maqedonase në qendër të Shkupit

Shkup - Muzeu

Shkup - Muzeu

Artistët maqedonas sërish do të donojnë statuja për t’i vendosur në qendër të Shkupit. Në rrethojën e lumit Vardar nga ndërtesa e re e Ministrisë së Punëve të Jashtme deri të Muzeu arkeologjik do të vendosen 9 statuja të reja prej bronzi, prej të cilët 4 janë donacione prej artistëve.

Bëhet fjalë për skulpturat e Partenija Zografski, Kiril Pejçinoviq, Joakim Kërcobski dhe Hristofer Zhefaroviq.

Përkrah tyre në këtë pjesë të qytetit do të vendosen edhe figurat prej bronzi Visarion Debarski, arhipeski Dorotej dhe të tjerë.

Deri më tani nuk është e njohur se kush do të siguroj financime për realizimin e pesë figurave tjera. Vendimi për vendosjen e këtyre figurave duhet ët vendoset në mbledhjen e këshillit të qytetit të Shkupit që do të mbahet javën e ardhshme.

Exit mobile version