Site icon PORTALB

Shkupi vlon nga policia (FOTO)

Në qytetin e Shkupin është vërejtur prania e madhe e policëve të cilët qëndrojnë rrugëve dhe presin për protestat e paralajmëruara për ditën e sotme dhe në të njëjtën kohë kryejnë kontrolle të detajuara të qytetarëve.

Prania e madhe e policisë është vërejtur afër Qeverisë së Maqedonisë, te Ura Goce Dellçev ndërsa automjetet e policisë që po presin për protestuesit janë vendosur para Muzeut të Holokaustit në Shkup.

Ndërkaq në Qendrën Tregtare Mavrovasja si dhe në Çarshi janë të mbyllura të gjitha dyqanet në pritje të protestave.

Edhe në Çairçanje dyqanet pothuajse janë mbyllur, megjithëse forca të shumta të policisë që janë stacionuar në dhe për rreth gjykatave në Shkup. Ndërkohë, vazhdojnë apelet për qetësi në protesta.

 

Exit mobile version