Site icon PORTALB

Mesazh politikës në Maqedoni, të vendosin a duan ky shtet të mbijetoj ose ta shkatërrojnë

Albert Hani

Albert Hani

Në Maqedoni situata ndëretnike dhe ndër-fetare ka qenë, është dhe përherë do jetë e brishtë dhe në shërbim të politikave që dështojnë në këtë shtet. Pushtetit inteligjent, me vizion të qartë për ardhmërinë, nuk i duhen emocione që ti mbuloj dështimet. Pushtetet që nuk janë autoritare dhe policore nuk kanë nevojë për manipulim të gjendjes së ndjeshme ndëretnike dhe ndërfetare për përfitime personale dhe politike.

Protestave ju duhet organizim i mirëfilltë i cili nuk do ta devijoj kursin kombëtar shqiptar dhe me strategji gjithëpërfshirëse do të fokusohet në sulm ndaj padrejtësisë dhe diskriminimit që ushtrohet nga gjyqësori. Kjo strategji do siguroj edhe përkrahjen e grupeve tjera etnike, fetare, sociale dhe kulturore.
Nuk ka kuptim që këto protesta të etiketohen vetëm si shqiptare dhe kombëtare, meqenëse ne e luftojmë sistemin e brishtë të korruptuar dhe diskriminues dhe nuk jemi popull që ushqehet me urrejtje por që lufton për liri. Këtu në fakt lufton sundimi Iiligjit me dëshirën etnocentrike të gjyqësorit i cili përveç që nuk është transparent dhe gjykon mbi baza etnike dhe fetare, është skajshmërish i korruptuar, i politizuar dhe e ka ngulfatur sistemin politik si dhe zhvillimin ekonomik.

Sot kjo padrejtësi i ndodh një shqiptari të pafajshëm, mirëpo nesër do ti ndodh gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Të lidhur si zorrët e trasha gjyqësori, prokurorja, ekzekutivi dhe politika, si duket kanë lidhur pakt të sigurojnë ndjenjën e frikës dhe mospasjes së mbështetjes nga shteti, në eliminimin e mos-ndëshkimit të krimineleve, qoftë ata të jenë gjykatës ose politikan. Gjyqësori në procedure jo transparente dhe dubioze si dhe në procedurë misterioze dhe skajshmërish të politizuar, sjell vendime monstruoze duke kryer vrasje makabre të lirisë të qytetarëve të pafajshëm.

Në kësi lloj rastesh nuk duhet fajësuar partitë politike por gjykatën, prokurorinë dhe ministritë e punëve te brendshme dhe drejtësisë të cilët inteligjencën për montime të rasteve nuk e përdorin për t’ia siguruar ëndrrën këtij shteti që mbështetet mbi këmbë të kristalta, skajshmërish të ndjeshme në tronditje tektonike që vijnë si pasojë e urrejtjes dhe frikës nga e panjohura.

Në kësi rastesh është non-sens që vetëm partitë politike shqiptare të dalin, gati me deklaratë te përbashkët për qetësimin e situatës, nga se fajin nuk e kanë vetëm protestuesit shqiptar që duan ta shfrytëzojnë mundësinë kushtetuese për shprehje të lirshme të mendimeve dhe qëndrimeve, fajin gjithashtu e kanë edhe ata që nuk bëjnë reforma në gjyqësorin, posaçërisht në funksionimin e prokurorisë. Fajin e kanë edhe ata që janë duke i keqpërdor rrjetet sociale për promovim të mesazheve raciste si dhe autoritetet që nuk i ndëshkojnë ata anëtar të rrjeteve sociale, fajin e kanë politikanët dhe funksionaret që heshtin ose japin deklarata që nxisin urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare.

Mbi gjithçka që ndodh, mendoj se manipulohet inteligjenca e popullit, duke kalkuluar në autoritetin dhe respektin e intelektualëve dhe paqedashësve në qetësimin e situatave të brishta që vetë ata i nxisin. Kjo kërkesë për qetësim të situatave të ndjeshme ndëretnike dhe ndërfetare, ndodh në një trajektori të njohur për aktivistët e shoqërisë civile, analistët dhe krijimtarive të opinionit publik.

Unë më nuk dua të vendosem në shërbim të strategjive afatshkurtër të politikes së tanishme. Ata që i nisin këto lloje të konflikteve të panevojshme le ta mendojnë mirë se çka duhet bëre që të mos vijmë gjer në këtë derexhe dhe jo të apelojnë në qetësimin e situatave pasi krijohet atmosferë e dhunshme si dhe të kërkojnë ndihmë nga krijuesit e opinioneve. Unë përherë do të paralajmëroj dhe do mundohem të parandalojë situata të dhunshme, po se kam fuqinë e shtetit të merrem me pasojat nga vizionet e kalbura të mendjeve të ndryshkura. Politikës në pushtet ju kisha len mesazh që ta rregullojnë veten, më pas gjyqësorin dhe le të vendosin a duan ky shtet të mbijetoj ose ta shkatërrojnë. Në ndërkohë le ti ndëshkojnë ata që postojnë mesazhe me përmbajtje raciste dhe nxisin urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare, meqenëse kanë bazë dhe argumente jo vetëm për aktpadi nga prokurorja por edhe vendim për dënim nga gjyqi përkatës. Për ata që nesër do dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për shprehje të mendimit dhe qëndrimit duke protestuar, kosha apeluar të jenë sa me të zëshëm duke kënduar dhe vallëzuar por jo duke ushtruar dhunë mbi qenie njerëzore, objekte materiale dhe natyrës

Exit mobile version