Site icon PORTALB

Rrëzohet helikopteri në Strumicë: 4 të vdekur (FOTO- VIDEO)

Në ora 22 ka ndodhur një fatkeqësi, rrëzim i helikopterit, në qytetin e Strumicës dhe sipas mediave maqedonase bëhet e ditur se 4 persona kanë vdekur. Bëhet fjalë për persona që kanë qenë polic pasi që helikopteri ishte ushtarak MI-17 i Armatës së Republikës së Maqedonisë . Ai ishte nisur nga Novo Sella në drejtim të Strumicës.

Nuk ka tjerë të lënduar.

Helikopteri në Strumicë, foto NovaTV

Jozyrtarisht mesohet se helikopteri ka prekur antenat e transmetuesit.

Në një deklaratë të shkurtër për median, Zoran Zaev vërteton tragjedinë e helikopterin dhe thotë se ndodhet në vendngjarje.

“Fatkeqësisht është i saktë informacioni për rrëzimin e helikopterit. Unë ndodhem i pranishëm te vendngjarja ku pak kohë më parë kanë vdekur 4 persona të sigurisë. Më shumë gjasa ka që tragjedia të ketë ndodhur për problem teknike. Nga ata që informojnë njerëzit e pranishëm, helikopteri momentet e fundit ka bërë trajektore kaotike, nuk ka pasur drita, i ka rënë një antene, me ç’rast ka ndodhur edhe ekplodimi. Arsyet e vërteta nuk i dimë akoma. “tha Zaevi në një prononcim për mediat.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipi mjekësore, zjarrfikësit dhe shumë njerëz, njofton portal Portalb.mk.

Helikopteri në Strumicë, foto NovaTV

Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk
Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk
Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk
Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk

 

 

 

Exit mobile version