Site icon PORTALB

Pas 1 jave u paraqit Ivanov: Protesta janë të lejuara gjithkund, por dhuna askund

Gorgje Ivanov

Gorgje Ivanov

Pas një heshtjeje të gjatë 1 javore, më në fund foli edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në lidhje me protestat që pasuan pas gjykimit me burg të përjetshëm të akuzuarit në rastin “Monstra”.

Ai sot nga Ohri theksoi se përherë ka qenë në kontakt me institucionet rreth të gjitha ngjarjeve dhe ka gjykuar të gjithë aktet e dhunës në protestat, transmeton A1.on.

“Këto ditë në vazhdimësi jam në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse rreth atyre protestave të dhunshme. Në koordinim jemi me të gjithë aktivitetet që ndërmerren. Gjithashtu, të gjitha shërbimet tona me përgjegjësi kryejnë punën, ndërsa opinioni do të njoftohet me të gjitha analizat tona. Protesta janë të lejuara gjithkund, megjithatë dhuna askund nuk tolerohet dhe për këtë institucionet përkatëse ndërmarrin masat e duhura të ndalojnë dhunën. Të gjitha pyetjet mund të zgjidhen nëpërmjet institucioneve “, ka thënë Ivanov nga Ohri.

Ai ka shtuar se çdokush që mendon se vendimi i gjyqit nuk është në rregull dhe kanë çfarëdo njohurie, atë mund ta bëjnë nëpërmjet rrugës juridike.

Mos harrojnë gjithë ato që Maqedonia ka bërë rreth formimit të shtetit të Kosovës

Rreth deklaratave nga rajoni, si dhe për djegien e flamurit maqedonas në Kosovë, Ivanov ka theksuar se nuk duhet të harrojnë gjithë ato që Maqedonia ka bërë rreth formimit të shtetit të Kosovës.

“Në Kosovë me akte të atilla, posaçërisht me djegien e flamurit ato më shumë i bëjnë dëm vetes. Të gjithë e dinë se çka ka bërë Maqedonia të ndihmon Kosovën që të arrin shtetësinë. Çdo akt i tillë i tyre do të ndikon në paraqitjen e tyre se si do ti shikojnë jashtë nëpër botë”, ka deklaruar Ivanov.

Portalb pyet: Na rikujtoni çfarë ka bërë Maqedonia, pos që me shumë vonesë e pranoi pavarësinë e saj?

Exit mobile version