Site icon PORTALB

Kur harroja se e imja nuk je

Foto: Ann and Sind

Foto: Ann and Sind

Ku shkojnë copëzat e kohës?
ata me dashuri të mbushura?
pika vese
dhe një zbrazëtirë në kraharor.
A fragmentet,
ata te shkruar me zjarrmi?
avullon gjithçka.
shikim i turbulluar mbetet
dhe kujtime.
shume
palë, palë
buzëqeshje dhe dhimbje
përzier
valë, valë
dashuri dhe afsh
puthje pa fund
atëherë kur harroja
se e imja nuk je
as atëherë kur e imja ishe…

Exit mobile version