Site icon PORTALB

MPB ndalon hyrjen e këngëtarëve nga Kosova në Maqedoni

Labi-Gold AG-Protesta

Labi dhe Gold AG në protestë

MPB-ja, siç mëson ALSAT M, ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen në Maqedoni të këngëtarëve nga Kosova të cilët përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në protestat e së premtes në Shkup kundër rastit Monstra.

Nga policia ende nuk e kanë konfirmuar këtë lajm por burime të TV ALSAT M thonë se një vendim i këtillë është marrë pas pjesëmarrjes në protesta një javë më parë të këngëtarit kosovar Labi në Shkup, por edhe pjesëmarrjes së disa këngëtarëve nga Maqedonia dhe Kosova në protestat e dy ditëve më parë në Prishtinë.

Exit mobile version