Në vendkalimet kufitare Dojran, Bogorodicë dhe Mexhitlia për shkak të grevës të doganës greke qarkullimi në palën greke të kufirit për automjete të rënda motorike është në ndërprerje.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se automjetet motorike dhe autobusët lëshohen normalisht në Dojran dhe në Bogorodicë, vetëm në Mexhitlia ato lëshohen herë pas herë në intervale të caktuara kohore. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe për dalje nga vendi.
LAMM përmend se informacioni ka të bëjë vetëm me anën e kalimeve të Maqedonisë. Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, nëpër rrugë kryesisht të thata.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut