Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në vendet më të larta dhe male erë e përforcuar nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri 19, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 37 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla dhe erë të dobët deri mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 18, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 36 gradë Celsius.
Në rajonin Ohër-Prespë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare jugperëndimore. Temperatura do të arrijë deri 29, ndërsa në rajonin e Dojranit do të jetë me diell me erë mesatare jugore dhe me temperaturë deri 37 gradë Celsius.
Indeksi i UV do të ketë vlerën 9.
Në ditët në vijim do të mbizotëroj mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale, por megjithatë në disa prej ditëve në orët e pasdites do të ketë kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të kohëpaskohshme të shiut me bubullima të mundshme të rralla. Temperatura në më shumë vende ka tendencë të rënies.