Site icon PORTALB

Thaçi: Mustafi, shqiptari i dytë me medalje nga Botërori

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, po i gëzohet fitore së Gjermanisë, e cila mposhti Brazilin me rezultat 7 me 1.

“Më vjen mirë që, çka do që të ndodhë tutje në finale, Shkodran Mustafi i Gostivarit të bukur do të bëhet shqiptari i dytë me medalje nga Botërorët, pas Ardian Koznikut që e fitoi me Kroacinë më 1998”, shkroi Thaçi para pak minutash, postim të cilit ia bashkëngjiti edhe një fotografi të Mustafit.

Shkodran Mustafi (me fanell të kuqe)
Exit mobile version