Site icon PORTALB

Ali Ahmeti bëhet sikur nuk e din se çka po ndodh

Skender Rexhepi - Zejd

Skender Rexhepi - Zejd

Ali Ahmeti, paraqitjen e parë para publikut e bënë gatise një javë pas aktgjykimit skandaloz ndaj 6 shqiptarëve në rastin “Monstra” dhe në vend që të ofroj hapa radikal në kuadër të koalicionit qeveritar, ai shprehet se çfarë proteste dëshiron e çfarë jo.

Ai nuk dëshiron një protestë ku ngritet zëri kundër dhunës shtetërore që i bëhet shqiptarëve
Ali Ahmeti nuk e sheh arsyen,e vërtet të protestave por mundohet të akuzojë që ndokush mund të përfitojnë nga to, Ai mendon se të gjithë shqiptarët janë si ai që përfitoi nga lufta e 2001 dhe nga dëshmorët e UÇK-së. dhe tash as që guxon ti përmend ato.

Ali Ahmetit nuk i pengon që qeveria e tij, ndan 1.3 milion euro për meremetimin e kryqit në Vodno.
Ali Ahmetit nuk i pengon që nga qeveria e tij është në përfundim e sipër të kishës në Kala.
Ali Ahmetit i pengojnë protestat se po ia prishkan imazhin shqiptarëve.Ai shpreh keqardhje për policinë e nuk shpreh keqardhje për qytetarët e pafajshëm ndaj të cilëve u ushtrua dhunë nga po ajo polici që ai e mbron.

Ali Ahmeti nuk e sheh që po organet e qeverisë së tij, i devijuan protestat paqësore..
Ai po të kishte një grimcë nga qeveria dhe pushteti sikur që shtiret se e ka,,rastin e “Monstrës” do ta kishte zgjedhur nga ministri i tij shqiptar, e jo tash të derdh lot krokodili duke kërkuar ndihmë nga Volersi e Oravi,edhe ate paramendoni ankesë ndaj qeverisë që ai është pjesëmarës dhe ndaj ministrisë që partia e tij e drejton.

z. Ali Ahmeti, ju lutem, në të ardhmen, para se të merrni një hap politik dhe publik, konsultohuni me këshilltarët tuaj dhe mos e turpëroni partinë tuaj dhe shqiptarët në përgjithësi.

 

Exit mobile version