Hoxhaj në Strasburg: Anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës

Gjatë takimit më sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, ministri i Jashtëm i Kosovës shprehu kërkesën për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë, si një hap i nevojshëm për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Strasburg të Francës, u takua me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit të Venedikut, tri javë pas anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në këtë institucion.

Ministria e Jashtme e Kosovës, njoftoi sot për takimin e Hoxhaj me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, gjatë të cilit është biseduar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë organizatë.

Hoxhaj deklaroi se integrimi i vërtetë i Kosovës në Evropë, arrihet duke ndërmarrë hapa të nevojshëm si ajo e anëtarësimit në këtë organizatë:

“Nuk mund të ketë integrim të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, pa anëtarësimin e saj fillimisht në Këshillin e Evropës”, tha Enver Hoxhaj./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button