Site icon PORTALB

​Ramadani: Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë problem me maqedonasit, por me shtetin (Video)

Ramadan Ramadani

Ramadan Ramadani

Analisti Ramadan Ramadani nga Maqedonia, ka bërë analizën e tij për situatën në Maqedoni.

Ai ka thënë se në këtë vend, po stigmatizohet feja e një të tretës së popullësisë. Ramadani në emisionin ‘Zona B’, ka thënë se deklaratat e Gruevskit për situatën në Maqedoni, mundohen të paraqesin një situatë ku ka probleme mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Sipas Ramadanit, një gjë e tillë nuk qëndron. Ai ka thënë se shqiptarët kanë problem me shtetin maqedonas, e jo me maqedonasit.

Duke komentuar situatën e krijuar pas vendimit në rastin ‘Monstra’, Ramadani ka thënë se vazhdimisht me këtë proces, është tentuar t’i jepet një konotacion fetar gjithë situatës.

Derisa ka thënë se ata që kanë vrarë peshkatarët, padyshim se duhet të dënohen, ka shtuar se shqetësuese janë sjelljet e Prokurorisë, kur përmendin situata që nuk janë të faktuara.

“Akuza direkte e MPB’së, posa u kapën disa të dyshuar, që nuk ishin më të dyshuar, por direkt iu dha një konotacion fetar, ishte një formulim i pasaktë. Ata e stigmatizuan fenë e një të tretës së populaltës. Ajo solli një stigmatizim që nëse ju kujtohet në vitin 2010 kishte protesta më voluminoze se këto.Tani u përsërit në aktakuzën e prokurores”, ka thënë veç tjerash Ramadani./ Gazeta Express


Ramadani by GazetaExpressTV

Exit mobile version