Site icon PORTALB

Mustafa: Nuk jap dorëheqje, shihemi në shtator

Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë. Në një intervistë Mustafa ka thënë se, ata që duan dorëheqjen e tij duan ta shkatërrojnë LDK-në. “Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen. Nuk shoh arsye pasi kam futur 30 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ata që duan që unë të jap dorëheqjen, duan të shkatërrojnë LDK-në. Unë kam parasysh interesin e LDK-së dhe interesin e vendit për një parti të fortë. Vetëm në zgjedhjet e shtatorit do vlerësohen performancat e atij që do e udhëheqë partinë”, ka thënë Mustafa.

I pyetur nëse është analizuar rezultati zgjedhor i partisë së tij, Mustafa ka thënë se kjo do të bëhet pas formimit të institucioneve, ndërsa ka shtuar se nuk ka qenë i kënaqur me përqindjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje./Topchannel/

Exit mobile version