“Shqipëria ime” është një grup që ka bërë thirrje që sot në Tiranë, të marshohet në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët po kundërshtojnë përmes protestave dënimin e gjashtë të akuzuarve në rastin “Monstra” i cili nga protestuesit besohet të jetë i montuar politikisht.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se marshi do të nisë në orën 18:00 në Tiranë, pranë Piramidës dhe e gjithë kjo po bëhet për tu solidarizuar me, siç i quajnë ata, vëllezërit shqiptarë në Iliridë.
“Ftojmë ju si media të merrni pjesë, e të sensibilizoni bashkëkombësit tanë kudo ndodhen për një reagim mbarëqytetar, paqësor e të vendosur ndaj dhunës së pajustifikuar Maqedonase”, thuhet në njoftimin e këtij grupi iniciator.