Site icon PORTALB

Kryesimi me BE, ambasadori italian prezanton prioritetet

Bruksel

Bruksel

Zgjerimi i BE-së, do të jetë njëra nga 3 prioritet e presidencës italiane të Bashkimit Evropian. Ambasadori i Italisë në Shkup Ernesto Beleli, gjatë prezantimit të prioriteteve gjashtëmujore të vendit tij në krye të BE-së, tha se Bashkimi Evropian nuk do të ishte i tërë pa anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai shprehu pritjen që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së në një periudhë sa më të shpejtë. Ambsadori i Be-së Aivo Orav ndërkaq theksoi se Maqedonia nuk duhet të shqetësohet për lodhjen e Unionit nga zgjerimi, por t’i përmbush reformat e duhura për anëtarësim. Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi theksoi se qeveria do të vazhdojë përpjekjet për zbatimin e ligjeve dhe reformave të duhura për anëtarësim, duke filluar nga pavarësia e gjyqësorit, liria e mediave, sundimi i ligjit, zbatimi i rekomandimeve të OSBE për zgjedhjet etj.

“Zgjerimi për Presidencën italiane është një prioritet strategjik dhe një mjet thelbësor për të garantuar paqen, demokracinë dhe sigurinë në Evropë. Presidenca do të punojë që të inkurajojë avancimin e procesit aderues për shtetet e Ballkanit Perëndimor..Uroj sinqerisht që shteti juaj t’i bashkëngjitet Unionit në të ardhmen e afërt dhe ne jemi të bindur se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Ernesto Beleli, ambasador i Italisë në Maqedoni.

“Sundimi i ligjit dhe të drejtat fondamentale, të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve si dhe fqinjësia e mira. Përkushtimi dhe besimi ynë për të ardhmen evropiane të vendit nënkupton reforma në të gjithë spektrin institucional ligjor dhe politik-bërjes, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe politika e fqinjësisë së mirë. Sfidat që ballafaqohemi gjatë realizimit të kësaj kërkojnë një angazhim të gjithë shoqërisë dhe aktorëve”, tha Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Exit mobile version