Site icon PORTALB

Ermira: Nuk e kemi çliruar gjyqësorin nga të qenit pushtet dënues për shqiptaret

Ermira Mehmeti

Ermira Mehmeti

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, në një postim të saj në Facebook, shkruan se zhvillimeve të  fundit në vend dhe protestat kundër vendimit te Gjykatës ne rastin e ashtuquajtur  ‘Monstra’, i ka kushtuar vëmendje të veçantë në fjalën e saj para Komisioni për  Çështje Evropiane.

Komisioni ka shqyrtuar prioritetet e Presidencës Italiane me Komisionin Evropian, ne gjashtë muajt në vijim.

Ermira shkruan se , ambasadoret e nderuar i ka përkujtuar që fragjiliteti i shoqërisë tonë duhet të jetë argumenti më i fuqishëm për të përshpejtuar sa më shumë kursin reformues dhe realizimin e agjendës evropiane te Maqedonisë.

“Ne duhet të jemi vetëkritikë dhe të pranojmë se të gjithë ne kemi përgjegjësi për faktin se shteti jonë ka ardhur në atë pikë që një protestë kundër një vendimi të Gjykatës të kthehet në përplasje mes policisë dhe protestuesve shqiptarë me shpejtësinë e dritës! Ne duhet të pranojmë se nuk kemi bërë mjaftueshëm për te çliruar gjyqësorin nga kthetrat e të qenit pushtet dënues dhe ekzekutues për shqiptaret dhe duhet të vazhdojmë punën tonë për realizimin e reformave të plota dhe të mirëfillta në gjyqësor”, shkruan Ermira Mehmeti.

“Sot, edhe njëherë kam theksuar se gjuha nxitëse e Prokurores Geshkovska ka kontribuar në rritjen e mllefit dhe kam thënë se për sa kohë gjyqësori jonë është i kapur nga prokurorë të cilët bëjnë fjalime politike dhe nuk e kërkojnë drejtësinë, do të ngelemi larg nga integrimi i mirëfilltë evropian dhe euroatlantik, dhe ajo duhet thirrur në përgjegjësi. Për qetësimin e situatës duhet te kontribuojmë të gjithë, dhe nuk guxojmë të lejojmë askënd që ta keqpërdore një protestë të drejtë e legjitime për kauza të caktuara politike apo tjetër fare”, shkruan Ermira Mehmeti.

Exit mobile version